Të shtunën me 22 qershor, për nder të ditëlindjes së 62-të të heroit Hakif Zejnullahu, do të organizohet aksioni për dhurim të gjakut.

Organizimi do të bëhet në kompleksin memorial “Baza e parë e UÇK-së” në Lladoc të Podujevës.

Dhurimi i gjakut do të bëhet në orarin: 10:00 deri 15:00.

Njoftimi i plotë nga Floretë Zejnullahu:

DHURO GJAK🩸NË DITËLINDJEN E HEROIT HAKIF ZEJNULLAHU

📌Më 22 Qershor, e shtunë, është ditëlindja e 62-të e Heroit të Kosovës, gjeneral HAKIF ZEJNULLAHU.

Me këtë rast, në Kompleksi memorial “Baza e parë e UÇK-së” në Lladoc të Podujevës, Transfuzioni i Gjakut do të organizojë aksionin e dhurimit vullnetar të gjakut nga vullnetarët.

Dhurimi i gjakut do të bëhet në orarin: 10:00 deri 15:00.

Ftojmë të gjithë qytetarët t’i bashkëngjiten aksionit.

Dhuro gjak, shpëto jetë!