Me qëllim që t’iu dilet në ndihmë nevojtarëve, sot “Xhamia e Vjetër” në Podujevë, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtarë të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut kanë organizuar dhurim vullnetar të gjakut, njofton Llapi.info
Me të përfunduar falja e xhumasë, në një nga ambientet e kësaj xhamie u pa një numër i madh i qytetarëve, të cilët kishin shprehur interesim për të dhuruar gjak.
Në këtë në xhami dhurimi i gjakut është bërë tradicionale. Kështu ka thënë për Llapi.info imami, Imri Llugaliu.
“Është bërë tradicionale dhurimi i gjakut. Ç’do vit e kemi që në xhumanë para Festës së Kurban Bajramit, fetarisht e dimi që është dhjetë ditë më të mirë tek Zoti. Kështu që ne solidarizohemi me mesazhin për t’ju ndihmuar të tjerëve duke dhuruar gjak. Interesimi për të dhuruar gjak është i madh e i kënaqshëm e që kontribuojnë për të shpëtuar jetë”, ka thënë Llugaliu, imam në këtë xhami.
Ndërsa, qytetarët kanë thënë se dhurimi i gjakut është gjest që forcon imunitetin e një trupi dhe po ashtu kontribuon në shpëtimin e jetës së njeriut.
“Dhurimi i gjakut bëhet për të bërë mirë, për nevojë të ndonjë njeriu në nevojë. Duhet t’i ndihmojmë dikujt sepse ndoshta gjaku im shpëton jetë. Unë i propozoj të gjithë që të dhënë gjak sepse është mirë për shëndet dhe për ti ndihmuar njerëzit”, u shpreh njëri nga dhuruesit.
Ndryshe, kjo është hera e pestë që në këtë xhami mbahen aktivitete për të dhuruar gjak, me moton “Dhuro gjak shpëto një jetë”./Llapi.info