Tradita e një futbollisti klasik nga familja Vokrri është duke vazhduar, shkruan Llapi.info

Bëhet fjalë për 15-vjeçarin, Diar Vokrrin i cili tani luan për akademinë e Llapit, pikërisht në këtë qytet ku edhe ka lindur legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Duke ndjekur hapat e kushëririt të tij, Diari ka impresionuar me golin e shënuar këtë vikend në fanellën bardhë e kaltër, i cili shihet se kalon thuajse gjithë ekipin kundërshtar duke shënuar edhe një gol të bukur, pamje këto që ngjasojnë me ato të Fadilit që dikur linte gojë hapur mijëra shikues.

Diari, 15 vjeç, i lindur në fshatin Sfeçël të Podujevës ku edhe aktualisht ndjek mësimet, pasion ka futbollin. Ai edhe është ftuar për prova të Përfaqësues së Kosovës U13. Vokrri është nën vëzhgimin edhe të menaxherëve të skuadrave gjermane, ndërsa në vitin 2018 është zgjedhur si pionieri më i mirë në Kosovë duke u shpërblyer me mirënjohje.

Si çdo i ri edhe Diari për Llapi.info thotë se ka synimin që të vesh fanellën e Përfaqësues së Kosovës në Futboll./Llapi.info

Më poshtë goli i shënuar:                                         

Ylli i ri Diar Vokrri !Tradita e lojes se futbollit nga familja Vokrri vazhdon.Diar.B Vokrri 15 vjeqar si femije kishte nje talent te shpejtesis se atletit flutures.Ky djalosh ka vite eshte ne akademin e K.F.Llapi.Lojerat qe eshte duke i luajtur e posaqerisht shenimeve na perkujton legjenden Fadil Vokrrin ne kohet me te mira.I urt,i qete,i sjellshem,nxenes i mir dhe shume puntor,Diari ka karrier te ndriteshme prej nje futbollisti.Ai momentalisht luan ne ekipin e pionerve dhe pos lojes brilante si nje mesfushore po arrin te jet edhe goleshenues i mire.Fjale te mira per ket njomak kan edhe trajnerat dhe si yvertyr e kesaj Diari eshte nen vezhgim te menagjerav nga Gjermania.Si cdo i ri edhe ky endrron qe nje dite do ta vesh fanelen e kombetares.Eshte fans i Manchester Unitedit dhe idol e ka mesfushorin Pogba.

Publiée par Dalip Vokrri sur Dimanche 17 mars 2019