Mot i nxehtë do të vazhdoj të mbretëroj në vend gjatë ditëve vijuese. Ditën e martë kalojnë vransira, kryesisht të nivelit të lartë, me të reshura të mundshme vetëm përreth viseve malore nga mund të ketë zhvillime të vransirave lokale orëve të pasdites.

Temperaturat minimale zbresin në 13C e 15C, derisa ato maksimale shkojnë në 31C e 33C. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 2-5m/s, njofton Prishtina Weather.

Të mërkurën do të ketë më shumë intervale me diell, e ditën e enjtë me zhvillime të vransirave rriten gjasat për rrebeshe shiu dhe bubullima orëve të pasdites.

Të premtën me vransira që kalojnë gjatë mëngjesit priten reshje të dobëta shiu, e temperaturat pësojnë një rënie në 27C e 28C. DO të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.