Dy kamionë u dogjën në orët e para të së martës në Mitrovicë të Veriut, ndërsa zjarri prej tyre dëmtoi edhe një veturë udhëtarësh.

Zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.

Lajmin e ka konfirmuar për Periskopin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin Verior, Veton Elshani.

“Sot në mëngjes pak para orës 01.00 Policia e Kosovës ka vërejt një zjarr në rrugën Mbreti Petri në Mitrovica Veri. Dyshohet se persona të dyshimtë kanë vënë në zjarr dy kamiona (zjarri i është vënë mbi motorr) që ishin të parkuar para magazinës së tyre Një veturë poashtu është dëmtuar si pasoj e zjarrit. Zjarrëfikësit kanë dal në vend të ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk ka të lënduar dhe policia po punon në ndriqim të rastit i cili është cilësuar si zjarrëvënie”, ka thënë ai.