Kontejnerët me mbeturina janë djegur në qytetin e Podujevës. Për këtë, ka reaguar edhe kompania regjionale “Pastrimi”, njofton Llapi.info.

Kjo kompani me njësi në Podujevë ka kërkuar nga qytetarët të jenë më të përgjegjshëm ndaj veprimeve të tyre.

“Duhet ndalohet dukuria e djegies së kontenjerëve pasi edhe situata pandemike në të cilen ndodhet vendi po bënë të hasim në vështirësi të vazhdueshme në kryerjen e shërbimeve tona. Ftojmë qytetarët të jenë më të përgjegjshëm në veprimet e tyre dhe të i thuhet ‘STOP’’ njëherë e përgjithmonë dukurisë së djegies së kontenjerëve”, thuhet në reagimin ne Facebook.

Kompania i ka ftuar edhe organet e rendit të marrin masa ndaj situatave të tilla./Llapi.info