Një vajzë katërvjeçare ka mbetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë.
Banesa, tek vendi i njohur si Te Fontana, ka marrë flakë për shkak të nxehëses elektrike duke pësuar me fatalitet e mitura.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 në mëngjesin e së shtunës.
Vdekjen e ka konfirmuar Shpend Fazliu nga QKUK-ja.
Sipas banorëve, në banesën e djegur jetonin vetëm nëna dhe fëmija katërvjeçar.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja tragjike na banesë ishte vetëm e mitura.
Klan Kosova mëson se kjo familje janë shtetas të Shqipërisë, por një informacion i tillë nuk është zyrtar.