Çerdhja e ndërtuar tash e 17 vite në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, sot është përfshirë nga flakët, raporton Llapi.info.
Si pasojë e zjarrit që ende nuk dihet shkaktari, ka dëme të mëdha materiale.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe Brigada e Zjarrfikësve të Podujevës.
“Brigada e Zjarrfikësve në Podujevë rreth orës 19:25 kemi marrë lajmin për përfshirjen e një objekti nga flakët në rrugën “Skëndebeu”. Ekipet tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri tashmë është lokalizuar”, ka thënë kujdestari i kësaj brigade për Llapi.info.
Ndryshe, ky objekt i ndërtuar për çerdhe ka përfunduar para 17 vjetësh, ndërsa nuk është funksionalizuar asnjëherë./Llapi.info