Dhoma e një shtëpie dy katëshe në fshatin Gërdoc të Podujevës është përfshirë nga zjarri. Lajmin për portalin Llapi.info e kanë konfirmuar Shefi i Shërbimit të Zjarrëfikësve në Podujevë, Milaim Ajvazi.
Sipas Ajvazit, Shërbimi i Zjarrëfikësve në Podujevë informatën për zjarrin e ka pranuar në orën 12:37 nga K. Zhitia.
Milaim Ajvazi ka bërë të ditur për Llapi.info se zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga banorët e shtëpisë. Ndërsa, të lënduar në njerëz nuk ka. Ekipi i Zjarrëfikësve ka intervenuar me kohë dhe e ka shuar zjarrin.
Llapi.info u sjell disa foto nga vendi i ngjarjes./Llapi.info