Dhomën e një shtëpie dykatëshe në fshatin Shtedim të Podujevës e ka përfshirë zjarri. Ngjarja ka ndodhur sot në orën 12:48 minuta. Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka bërë të ditur Shërbimi i Zjarrfikësve në Podujevë.

Sipas tyre, zjarrfikësit kanë intervenuar me kohë. Të lënduar në njerëz nuk ka, vetëm dëme materiale të cilat janë minimale.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, sepse sipas zjarrfikësve analizat e zjarrit është duke i bërë inspektoriati dhe policia./Llapi.info