Foto ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në fshatin Obrançë të Podujevës është përfshirë nga zjarri një fabrikë, njofton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj të përditshëm, teksa fabrika për prodhimin e parketit është përfshirë nga zjarri ende në rrethana të panjohura.

Sipas PK-së, njësitet relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa përveç dëmeve të madha materiale, s’ka persona të lënduar.

Rastin Policia e Kosovës e ka cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Llapi.info