Fabrika e vajit “Inter Kompani” në fshatin Llugë të Podujevës, është përfshirë nga flakët mëngjesin e ditës së sotme.
Televizioni Tribuna Channel raporton se vlera e dëmit material është e konsiderueshme, ndonëse ende zyrtarisht nuk është llogaritur.
Dyshimet e para janë se djegia është shkaktuar si pasojë e energjisë elektrike.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve, policia dhe inspektorët e zjarrit.