Disa persona kanë marrë lëndime pas një zjarri në një banesë në në rrugën “Muhamet Qami” në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se personat e lënduar janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore por ende nuk dihet sa është numri i të lënduarve.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes , po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore( kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi). Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti.