Një sasi e konsiderueshme e barit të thatë (1.000 duaj) janë djegur sot nga zjarri në Llaushë të Podujevës.

Lajmin për portalin llapi.info e ka bërë të ditur Shërbimi i Zjarrëfikësve në Komunën e Podujevës.

Sipas tyre, sot rreth orës 10:30 minuta në Llaushë të Podujevës është aktivizuar një zjarrë i djeshëm i cili ka përfshi 1.000 duaj bari të thatë.

Shërbimi i Zjarrëfikësve ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Ndërsa, në Surkish të Podujevës sot rreth orës 12:07 minuta, 40 ari bari i thatë janë përfshirë nga zjarri.

Shërbimi i Zjarrëfikësve në Komunën e Podujevës ka thënë për llapi.info se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit./llapi.info