Sot në mesditë është djegur një shtëpi në fshatin Bradash të Podujevës, njofton Llapi.info.

Lajmin për potalin e ka konfirmuar Shefi i Zjarrfikësve në Podujevë, Milaim Ajvazi i cili deklaroi se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Sipas tij motivet dhe shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri nuk dihen akoma dhe se për këtë janë duke u marrë ekipet përkatëse.

Në vendngjarje kanë dalë Policia e Kosovës, Emergjenca dhe KEDS./Llapi.info