Një shtëpi është djegur sot rreth orës 11:00 në fshatin Navolan të Vushtrrisë.
KALLXO.com ka pranuar nga dëshmitarët okularë video dhe fotografi nga djegia e kësaj shtëpie.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë quar deri te shpërthimi i zjarrit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për KALLXO se shkaktarët e zjarrit ende nuk dihen dhe se nuk ka persona të lënduar.
“Shkaktarët e zjarrit ende nuk dihen, nuk ka të lëndime në njerëz. Ekipet e policisë janë duke punuar ende për t`i ditur shkaktarët e zjarrit”, ka thënë Zahiti.