Zona të shumta malore në Komunën e Podujevës ditëve të fundit janë përfshirë nga flakët, raporton Llapi.info

Edhe në Dumnicë të Epërme është djegur një pyll pronë private. Pa dhënë detaje tjera, Policia ka njoftuar se njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Fsh. Dumnicë  e epërme, Podujevë 08.03.2019 – 19:00. Raportohet se si pasoje një zjarri gjatë pastrimit të një pemishte  ishte djegur  një pyll pronë private. Njësit  e zjarrfikësve kanë dal ne vende ngjarje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas zjarreve në zona të ndryshme pyjore në Podujevë, ka reaguar edhe i pari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

“Apeloj te qytetarët që të jenë më të kujdesshëm dhe të kontribuojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private”, ka thënë Veliu./Llapi.info