Në Merdarë të Podujevës para pak minutash një zjarrë ka përfshirë një sasi ushqim bagëtish. Lajmin për llapi.info e ka konfirmuar shërbimi i zjarrëfikësve nga rajoni i Podujevës.

Sipas tyre, sasia e ushqimit për bagëti ka qenë në objekt të hapur.

Ekipi i zjarrëfiksve është duke intervenuar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e përfshirjes së zjarrit.

Zyrtarët nga shërbimi i zjarrëfikësve njoftojnë se shkaqet do të mësohen posa të dalin ekipet vlerësuese në teren./Llapi.info