Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka emëruar Dijana Ziviqin, ministre të re të Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural.
“Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ky emërim erdhi pas shkarkimit të Nenad Rikalos.
Kujtojmë se PSD-ja ishte partia që i vuri kusht kryeministrit shkarkimin e Rikalos, që ta votojë buxhetin e vitit 2019.