Reshjet e shumta të shiut në Podujevë gjatë ditës së djeshme kanë shkaktuar probleme me energji elektrike. Disa nga fshatrat e Podujevës kanë mbetur në terr që nga dita e djeshme.

Fshatrat si Katunishta, Balloci, janë pa energji elektrike që nga dita e djeshme për shkak të dëmtimit të shtyllave elektrike në këto fshatra, derisa shumë fshatra të tjera kanë pasur reduktime të cilat kanë zgjatur deri në 6 orë.

Përveç fshatrave, me probleme të tilla janë ballafaquar edhe banorët brenda qytetit të Podujevës.

Nga ana tjetër, KEDS përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme është shtuar numri i ekipeve në terren për të rregulluar prishjet.

“Ne jemi duke bërë të pamundurën që të gjitha këto prishje të i rregullojmë në afatin më të shkurtër kohor. I lusim të gjithë qytetarët që të lajmrojnë prishjet në Qendrën e KEDS-it”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë./Llapi.info