Një grumbulli të parketit brenda sallës së sportit të shkollës teknike “Fan Noli” në Podujevë i është vënë flaka, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, derisa është bërë e ditur se djegia e tyre është bërë nga disa persona ende të panjohur.

“Si pasojë e tymit lëndime trupore pësojnë dy viktima meshkuj K/Shqiptar punëtorë të sigurimit dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Podujevës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante”, thotë PK.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës rastin e ka cilësuar si “zjarrvënie”./Llapi.info