Vendi i punës di të jetë shpesh arenë lufte, ku secili që kërkon të dëshmohet përgjatë rrugës, ndonëse krijon miqësi me ca, me të tjerët krijon edhe rivalitet e besa edhe urrejtje.
Sipas Lynn Taylor, një eksperte kombëtare në vendin e punës dhe autore e librit “Tame Your Terrible Office Tyrant: How to Manage Childish Boss Behavior and Thrive in Your Job”, shumica e kolegëve nuk e shfaqin hapur urrejtjen e tyre ndaj juve shkaku që të mos i rrezikojnë vet karrierat e tyre.
Megjithatë, më poshtë mund t’i shihni disa shenja që ndoshta po ua bëjnë me dije se këta kolegë ju urrejnë fshehtësisht:
Disi e ndjeni që nuk iu pëlqeni.
Nuk buzëqeshin kur jeni pranë.
Nuk ju shikojnë në sy, ose ua ngulin sytë vazhdimisht.
Ju shmangin dhe e shpërfillin prezencën tuaj
I ushqejnë thashethemet ndërkaq juve ua prejnë shkurt.
Gjuha e trupit të tyre karshi juve jep sinjale negative.
Komunikojnë me juve kryesisht përmes adresës elektronike, edhe pse uleni afër.
Nuk pyesin kurrë për jetën tuaj personale, dhe nuk ju ftojnë kurrë në ngjarje sociale.
Kurrë nuk pajtohen me juve, dhe nuk ju përfshijnë në humorin apo batutat e tyre.
I marrin meritat për idetë tuaja, dhe marrin fuqi të paautorizuar.
Krijojnë klika të ngjashme me ato të shkollës së mesme.
Ekziston një mungesë fundamentale e besimit, dhe ju inkurajojnë që ta lini kompaninë.
Ju ‘djegin’ kur diçka shkon keq, dhe kurrë nuk ju bëjnë juve apo punën tuaj prioritet.
Fillojnë ta mbrojnë veten në mënyrë të vazhdueshme kur ju jeni prezent.