Besimtarët myslimanë sot po festojnë Kurban Bajramin, ndërkohë që në disa pjesë të Podujevës ka mungesë të energjisë elektrike, njofton Llapi.info.

Sipas banorëve, rruga “Skënderbeu” dhe komplet rruga “Qëndresa” në Podujevë s’ka rrymë që prej orëve të para të mëngjesit.

Banorë të kësaj ane janë ankuar, derisa kanë njoftuar redaksinë e Llapi.info për mungesën e energjisë elektrike.

Pikërisht në këto pjesë gjatë ditës së djeshme ka pasur punime nga ana e KEDS-it, por problemet ende nuk janë evituar, teksa sot po festohet Kurban Bajrami./Llapi.info