Ajo çka nuk pritej të ndodhte dje në ditën e përkujtimit të dëshmorëve dhe të rënëve, ndodhi. Organizatorët janë përleshur mes veti.

Një nga organizatorët e manifestimit për nder të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve dhe të Rënëve, ka sulumar organizatorin tjetër të përfshirë në këtë ngjarje. Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka bërë të ditur Policia e Stacionit të Podujevës.

Sipas policisë, dje në fshatin Orllan ka ndodhur një sulëm mes organizatorëve të manifestimit për ndër të ditës së dëshmorëve dhe të rënëve. Ankuesi e ka paraqitur rastin në polici dhe policia po merret me shqyrtimin e rastit.

Policia nuk ka dhënë informata tjera lidhur me rastin./Llapi.info