Një person është dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar fizikisht babain e tij në mesnatën e së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.
Një gjë të tillë e ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të njoftimit 24-orësh, teksa ka njoftuar se viktima ka marrë trajtim mjekësor.
“Prishtinë 08.03.2023 – 23:55. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.