Babai ka sulmuar fizikisht gruan e tij, pastaj ka ndërhyrë i biri duke e sulmuar fizikisht babain. Ngjarja ka ndodhur në Prishitnë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor.

“Prishtinë, 08.06.2024-18:40. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar (babë e djalë), pasi që të njëjtit janë përfshirë në sulme fizike ndaj njëri-tjetrit, për shkak se fillimisht i dyshuari-babai kishte sulmuar viktimën kosovare-bashkëshorten e vet, ndërsa i dyshuari-djali kishte ndërhyrë në mbrojtje të viktimës-nënës së vet duke e sulmuar të dyshuarin-babain, të cilit i ka shkaktuar lëndime”, thuhet në njoftim.

“Të dyshuarit-babait i është ofruar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa pas intervistimit të palëve të përfshira, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, përfundon njoftimi.