Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit, ka reaguar në profilin e tij ndaj Qeverisë Kurti, pasi Gucati thotë se askush nuk ka reaguar për dënimin e babait të tij dhe Nasim Haradinajt nga Gjykata Speciale.

Gucati ka thënë se kabineti i Kurtit reagon gjithmonë sa herë që dënohen njerëz të VV-së për keqpërdorim të detyrës zyrtare duke thënë se shteti është i kapur, derisa shton se s’kanë bërë asnjë reagim për dënimin e dy ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Sipas Musli Gucatit, një mos-reagim i tillë “lënë për të nënkuptuar së i janë gëzuar dënimit të krerëve të OVL-së së UÇK-së”.

Reagimi i plotë:

Dy burra u dënuan vetëm pse i treguan opinionit publik bashkëpunimin e Zyrës së prokurorit të specializuar me prokuror dhe kriminel serb ndërsa kryeminstri ynë thoshte së janë filma të inskenuar por nuk është diçka e re kjo sepse gjithmonë kryeminstri aktual ka qenë kundër proceseve të mëdha historike të Kosovës.

Kur dënohen njerëzit e tyre për keqpërdorim të detyrës zyrtare reagon i gjithë kabineti i tij së shteti është i kapur ndërsa kur u dënuan dy trima dhe çlirimtare asnjë reagim nga qeveria e Kosovës, me mos reagim lënë për të nënkuptuar së i janë gëzuar dënimit të krerëve të OVL-së së UÇK-së.