Dje në Podujevë është arrestuar një mashkull me dyshimin se kishte sulmuar fizikisht babanë e tij, raporton Llapi.info
Policia njofton se viktima ka refuzuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar-babanë e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./Llapi.info