Një aksident tragjik ia mori jetën të riut nga Mitrovica, Erduan Sadiku i cili vdiq dje, një ditë pas aksidentit.

Sot familja e tij ka vendosur t’i dhurojë një autoambulancë Spitalit të Mitrovicës, shkruan Jepi zë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të spitalit.

“Spitali i Përgjithshëm Dr Sami Haxhibeqiri Mitrovicë, sot pranoj donacion një autoambulancë nga familja e te ndjerit Erduan Sadiku cili tragjikisht humbi jeten ne komunikacion”, thuhet në njoftim.