Veterani i luftës së fundit në Kosovë, Shaqir Softolli, nga fshati Lladoc i Podujevës i është djegur shtëpia javë më parë, njofton Llapi.info

Si zgjidhje afatshkurtër, Softolli fëmijët me bashkëshorten i ka dërguar tek familja e kësaj të fundit.

Kurse, sot e xhuma nëpër xhamitë e Podujevës është apeluar nga BIK në Podujevë dhe imamët që t’iu dilet në ndihmë familjes Softolli.

Edhe hoxhë Besim Llaloshi i cili ishte imam në xhaminë e qytetit të Podujevës “Met Podjeva”, ka bërë apel tek qytetarët që kush të ketë mundësi t’i dal në ndihmë kësaj familje.

Ndërsa, me të përfunduar xhumaja në këtë xhami dhe në të tjerat ishin të shumtë ata qytetarë vullnetmirë që kontribuuan me të holla për t’i dalë në ndihmë familjes gjashtë anëtarëshe./Llapi.info