Zjarrvëniet nëpër zona të ndryshme malore dhe fushore në Komunën e Podujevës janë duke vazhduar, njofton Llapi.info.
Përveç fushave të shumta që janë nën flakë, së fundmi raste të tilla ka pasur edhe në malet e fshatit Metehi.
Në bazë të disa pamjeve të siguruara nga Llapi.info shihet tymi dhe flaka e madhe nga djegia e zonave malore në këtë anë.
Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në teren, teksa në ndihmë të tyre janë paraqitur edhe dy vullnetarë (ish-punëtorë të Agjencisë së Pylltarisë).
Ndryshe, siç mëson Llapi.info, në rajonin e Llapit janë paraqitur disa raste të tilla./Llapi.info.