Në një pjesë të qytetit të Podujevës, jo shumë larg rrugës ‘Skënderbeu’ janë ndezur goma për 1 maj, raporton Llapi.info

Në një video të dërguar në redaksinë Llapi.info, shihet zjarri dhe tym i madh i dalë nga djegia e këtyre gomave.

Ndërkohë, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj pak kohë më parë ka paralajmëruar ndëshkime për të gjithë ata që ndezin goma, dukuri kjo mjaft e shprehur në prag të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Sipas Reshitaj, gjoba për ata që ndezin goma është 100 euro./Llapi.info/

Më poshtë video nga djegia e gomave: