2 persona kanë mbetur të lënduar sot në fshatin Dobratin të Podujevës për shkak të rënies së një veture në humnerë, njofton Llapi.info.

Këtë e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës i cili tha se njëri prej të lënduarve është dërguar në QKUK.

“Dy persona kanë mbetur të lënduar. Njëri prej tyre është dërguar për në QKUK në Prishtinë ku edhe i është dhënë ndihma mjekësore. Që të dy janë jashtë rrezikut për jetë” tha ai.

Arsyeja e rënies së kësaj veture në humnerë, sipas banorëve ka qenë për shkak të ngricave dhe borës e cila gjendet në rrugën e cila dërgon në fshatin Dobratin./Llapi.info