Anëtarit serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, i kanë penguar analizat e profesorit amerikan të John Hopkins, Daniel Serwer, mbi situatën në Ballkan, si dhe raportit mes të Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në Twitter, Dodik shpifi për të duke thënë se është lobist kundër serbëve, raporton Gazeta Express.
“Në egërsinë e tij ndaj serbëve, të cilën ai e ka shfaqur për dekada, Server mbeti i fundit i atij grupi lobistësh në Uashington”, ka shkruar Dodik.
Por, kësaj i është kundërpërgjigjur Serwer, i cili tha se nuk do të mund ta blejnë atë me para të lobit serb.
“Është e vërtetë që paratë e lobit serb kanë blerë shumë të tjera në Uashington. Por ato nuk do të më blejnë mua”.