Mbrëmjen e së mërkurës oficerët doganor në hyrje të Vërmicës, kanë kapur pesë qese të dyshuara me substancë narkotike marihuanë.

Ata kanë ndaluar një automjet të llojit Golf V ngjyrë e zezë me targa kosovare e drejtuar nga një shtetas kosovar me tre pasagjerë. Gjatë kontrollit të automjetit ne ulëset e pasme është hasur ne dy çanta ku janë gjetur pese qese të dyshuara me substancë narkotike marihuanë.

Gjate kontrollit të detajuar është përcatuar pesha e kësaj substance narkotike që është diku rreth 5.335kg.

Rastin më tutje ka vazhduar tek Policia e Kosovës të cilës edhe iu është dorëzuar subastanca e dyshuar.