Policia e Kosovës ka vërejtur dy persona se po kontrabandonin kafshë në kufirin Serbi-Kosovë, në fshatin Dumnicë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Të dyshuarit sapo kanë parë Policinë e Kosovës kanë ikur – derisa dogana ka konfiskuar kafshët.
“Fsh. Dumnicë, Podujevë. Njësitë policore kanë vërejtur dy të dyshuar me disa kafshë duke kaluar kufirin Serbi-Kosovë dhe pas hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës të dyshuarit kanë ikur ndërsa kafshët (12 dele dhe 12 dhi) janë konfiskuar nga dogana. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosoëvs./Llapi.info