Dogana e Kosovës gjatë një aksion të ndërmarrë në Vushtrri dhe Mitrovicë ka konfiskuar mbi 50 aparate të lojërave të fatit.
Bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni duke u bazuar në informata e siguruara përmes rrugëve operative janë identifikuar dhe targetuar mbi 20 lokacione të dyshuara për aktivitete me lojëra fati ilegale.
Si rrjedhojë e kontrolleve janë kapur një sasi e konsiderueshme e aparateve për lojëra fati si dhe lojëra tjera të ndaluara si Keno dhe RacingDogs, rezultate si në vijim:
Kontrolle të ushtruara 20
Të gjetura lojëra ilegale në 9 lokacione
Aparate të konfiskuara 50
Lojëra të ndaluara të konfiskuara 25
Lokale të mbyllura 2