Rruga Jarinjë- Mitrovicë, që është përmendur nga një deklaratë e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, del të jetë projekt i Kosovës që nga viti 2018.

InDoks për herë të parë sjell para publikut pamje se si do të duket kjo Autostradë në Veri, nëse ajo arrin të ndërtohet.

Sipas projekti që është bërë me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, por përmes njerëzve të Lista Serbe besohet që shkoi edhe në dorë të Aleksandër Vuçiqit, kjo autostradë do ta përfshij krejt pjesën që njihet edhe si Veriu i Kosovës.

Rruga nis që nga Jarinje ku janë edhe pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, duke kaluar nëpër komunat e pjesës veriore, kryesisht të banuara me serbë, dhe kalon tek pjesa që administrativisht është emëruar si Komuna e Mitrovicës së Veriut. Nuk dalët aty. Ajo pritet që të kaloi edhe në komunën e Mitrovicës së Jugut, ku pastaj lidhet me projekte të tjera që tashmë janë ndërtuar ose në ndërtim e sipër nga autoritet kosovare. Teknikisht është emëruar si Rruga 6.1.

Ish-Zëvendësministri i Komuniteteve dhe Kthimit, Milazim Gashi, që ishte direkt i përfshirë në projektin e Autostradës së Veriut ka treguar për InDoks se e kujt ishte ideja për ndërtimin e “Autostradës së Veriut”, që para disa ditësh e përmendi edhe presidenti serb.

Ai thotë që kjo ideja ka qenë e Kosovës që nga viti 2018 dhe është marrë nga Serbia tani nga disa persona që ishin brenda ministrisë në atë kohë.

“ Iniciativa ka ndodhur në vitin 2018, pikërisht nga unë në koordinim me Qeverinë e Kosovë, me ka ardhur çudi se si Presidenti Vuçiq tashmë e ka të njëjtin projekt, po e ka nga ish-ministri Dalibor Jevtiq, që në atë kohë ka qenë ministër”, ka thënë Gashi.

Lideri i ekipit që bëri matjet e projektimin e planit ideor Sabahidin Veseli, ka thënë se ideja ishte e Kosovës

“Porositë janë nga Qeveria e Kosovës dhe kjo incitive ka qenë ndoshta në pranverën e vitit 2018, dhe hapat konkret janë marrë në atë periudhë. Faza e projektit ka zgjat 4-5 muaj”, ka thënë Veseli