Konsumimi i domates të paktën dy herë në javë ka një efekt të pabesueshëm në organizmin tuaj.

Likopeni është një mbrojtës shumë i mirë kundër rrezeve UV. Nga një studim i bërë është zbuluar se likopeni mbron ndaj kancerit të prostatës.

Njerëzit që konsumojnë të paktën 2 herë në javë domate, janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve kanceroze, përmendim këtu: kancerin e mushkërive, prostatës, gjirit, mëlçisë dhe zorrës së trashë.

Është e këshillueshme që domatja të konsumohet e freskët, pasi vlerat ushqyese janë në përqindje më të lartë.

Lëngu i freskët i domates mund të përdoret dhe kundër sëmundjeve inflamatore të lukthit.

Domatja e freskët, ndihmon në ripërtëritjen e qelizave të lëkurës dhe jo rrallë herë përdoret nga femrat, si një produkt kozmetike/Neps.al.