Në shumë raste kosovarët e kanë dëshmuar se janë shembull të tolerancës ndërfetare. Këtë e ka vërtetuar edhe prifti Don Lush Gjergji, i cili përveç se ua ka uruar festën e Bajramit të gjithë udhëtarëve, ai po ashtu shërbeu edhe kafe në fluturimin Frankfurt –Prishtinë.
Këtë e dëshmoi edhe me një fotografi analistja Besa Luzha:
Ja postimi i saj i plotë në Facebook:
“Në fluturimin Frankfurt Prishtinë, të gjithë udhëtarët u shërbyen me kafe nga Dom Lush Gjergji i cili ofroi urimet më të mira për Bajram të gjithë udhëtarëve. Bashkëjetesa dhe respekti ndërfetar janë vlera të veçanta që na kanë karakterizuar si shqiptarë andaj duhet çmuar dhe kultivuar në vazhdimësi. Me fat Bajramin. Paçit shëndet dhe mirëqenie”.