Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, Afrim Shabani dje ka dhënë dorëheqje nga ky post, shkruan Llapi.info.

Kohë më parë Shabani u kontaktua nga Llapi.info, i cili tha se asgjë nuk ka zyrtare, porse dorëheqjen e tij ia ka dorëzuar Kryetarit të Komunës, Agim Veliu i cili dje edhe ka pranuar këtë dorëheqje.

Arsyeja e dorëheqjes së Shabanit nga ushtruesi i detyrës së QKMF- së është se ai tashmë është punësuar në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Sportit ku që nga 28 shtatori i këtij viti i është bashkangjitur edhe stafit të Klubit Futbollistik Llapi./Llapi.info