Zinedine Zidane ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të kampionit të Europës, Real Madrid.

Tekniku francez ka vendosur të heqë dorë nga posti pas triumfit të trefishtë në Ligën e Kampionëve në tre vjetët e fundit.

Ai ka deklaruar se skuadrës i duhet ndryshim, ndaj ka vendosur të largohet, gjë të cilën e pati paralajmëruar në njëfarë mënyrë kohë më parë.