Deputeti i VV-së, Fitim Uka, ka bërë me dije se më nuk do të kandidojë për deputet.

Ai ka paralajmëruar largimin nga politika.

Në një prononcim për “Front Online”, Uka ka deklaruar se për arsyeje subjektive do ta lë politiken.

“Nuk do të jem më kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen ato. S’do të jem as për LVV-në dhe asnjë parti tjetër”, është shprehur ai.

Ai nuk ka dhënë ndonjë detaj për largimin nga politika.

“Arsyet janë subjektive. Do të jem shumë larg politikës”, ka thënë Uka.