Raportohet se është dorëzuar në Polici Valdrin Salihu, i dyshuar për vrasjen e Florim Zeqirit, para pak ditësh në qendër të Mitrovicës. Kjo është raportuar në DebatPlus në Rtv Dukagjini.

Salihu nga fshatin Pantinë e Vushtrrisë u identifikua një ditë pasi u krye vrasja e Zeqirit.

Policia e ka shpallur dy ditë më parë në kërkim.

Zeqiri u vra me dy plumba pas shpine, pasi doli nga banesa e tij, në një nga rrugët e frekuentuara të Mitrovicës.