Pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president, ka reaguar edhe Reshat Alija, motra e të cilit kishte qëlluar në momentin kur kishte ndodhur vrasja e babit të Doruntinë Malokut, Enveri, e cila dje e votoi Thaçin për president.

Alija në një shënim në Facebook ka thënë se  Doruntinë Maloku tregtoi me gjakun e babit të saj.

“Turpi qoftë me ty, që tregtove me gjakun e babës tënd”, ka shkruar Reshat Alija.

Postimi i plotë:

“Mesazh publik për Doruntina Malokun, të bijën e Enver Malokut që sot i mundësoi Hashim Thacit të zgjidhet president.

Doruntinë,

E gjithë shoqëria jonë në Kosovë është e njoftuar për vrasjen e veprimtarit Enver Maloku- babait tënd.

E gjithë shoqëria kosovare e di që edhe sot 17 vite pas, nuk dihet dorasi që kreu atë vrasje.

E gjithë shoqëria kosovare e di ju personalisht keni drejtuar gishtin jo ndaj serbëve, por ndaj shqiptarëve si kryes të kësaj vrasje. Konkretisht e keni drejtuar gishtin kah shiku dhe njerëzit e PDK-së…

Por, Doruntinë,

Sot, e gjithë shoqëria kosovare e pa se ti bërë tregti me gjakun ae babes tënd. Sot, të gjithë e panë se ti i mundësove që të bëhej president, njeriut, partinë e së cilës e akuzove për vrasjen e Enverit dhe veprimtarëve të tjerë të LDK-së.

A kanë qenë shpifje ato akuza Doruntinë? Nëse jo, atëherë turpi qoftë mbi ju sepse tregtuat me gjakun e njerëzve tuaj, me gjakun e njerëzve që u vranë mizorisht.

Doruntinë,

Babain tënd e vranë para këmbeve te motres time. Në atë moment, familja ime ishte e vendosur në Prishtinë ngase në shtëpinë tonë ishte bërë e pamundur të qëndrohej nga lufta. Andaj ajo rastisti në momentin e vrasjes së Enverit sepse kishte shkuar të blinte bukë aty afër. Dhe natyrisht ishte e shokuar nga ai rast.

Në zgjedhjet kaluara motra me kërkoi falje dhe më tha; vëlla e di qe je simpatizant i një tjetër partie por të lutem më kupto; dua ta votoj vajzën e Enverit. Dua ta shoh në parlament në mënyrë që ta ketë më të lehtë zbardhjen e vrasjes së babës.

Doruntinë, nuk e kishim menduar kurrë që ti, jo që nuk do ta zbardhje rastin, por do ta votoje pikerisht atë qe akuzove dikur per vrasje. Sonte motra ime e zhgënjyer me kerkoi falje për votën e saj. Turpi qoftë me ty, që tregtove me gjakun e babës tënd” (sic), ka shkruar Alija.