Paralajmërimet e ministrit të Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko për hapjen e kufijve më 1 janar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës janë një nga hapat në realizimin e idesë shqiptare për krijimin e një Shqipërie të Madhe.
Kështu ka deklaruar për Tanjug, kryetari i Komisionit parlamentar të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun, transmeton Klan Kosova.
Ai tha se hapja e njoftuar e kufijve përfaqëson pretendimet dhe qëllimet për Shqipërinë e Madhe.