Janë duke u numëruar edhe votat e fundit në zgjedhjet e 14 shkurtit në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këto zgjedhje, fituese absolute është Lëvizja Vetëvendosje. Deri më tani, VV prin në Podujevë me 21 mijë 744 vota apo 59.81 për qind, e pasuar nga LDK me 8 mijë e 700 vota apo 23.78 për qind.

Ndërkohë, PDK ka 4 mijë e 200 vota dhe AAK 753 sosh./Llapi.info