Menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Driton Hyseni, sot ka qëndruar për vizitë në klubin nga Podujeva, KF Llapin, njofton Llapi.info.

Me këtë rast, Hyseni ka dorëzuar 200 fanella dhe disa topa cilësorë, donacion ky që është mirëpritur nga klubi llapjan.

“Falenderojmë z. Driton Hyseni, i cili para ndeshjes kampionale të javës së parë, Llapi – Vushtrria, na dorëzoi disa topa cilësor për stërvitje dhe 200 fanela për tifozët “Legjendat”. Dritoni, premtoi përkrahje për klubin edhe në vazhdim”, thuhet në postimin e klubit.

Postim falenderuesFalenderojmë z. Driton Hyseni, i cili para ndeshjes kampionale të javës së parë, Llapi – Vushtrria,…

Gepostet von K.F. Llapi am Donnerstag, 15. August 2019

Hyseni, duke uruar fillimin e kampionatit në elitën e futbollit kosovar, ka thënë se do të jetë përherë në mbështetje të klubit.

“Trajnerit Batatina, lojtarëve e tifozerisë Llapjane i urojmë garim të suksesshëm në Superligën e Kosovës. Urimet kësaj radhe i shoqëruam me topa për lojtarët e fanela për tifozët.

Do të jemi pranë e përherë në mbështetje të klubit Llapjan, drejt titullit kampion”, ka thënë në një postim në Facebook, Driton Hyseni./Llapi.info

Vizitë klubit futbollistik Llapi, në prag të fillimit të kampionatit të Kosovës në futboll.Trajnerit Batatina,…

Gepostet von Driton H. Hyseni am Donnerstag, 15. August 2019