Ani pse pjesëmarrja e grave në aktivitetet politike dhe shoqërore në komunën e Podujevës është parë si e vogël, gratë Llapjane po marrin vetëm fjalë nga udhëheqësit dhe përfaqësueset e tyre institucionale, shkruan Llapi.info.
Raste të shumta të dhunës në familje janë raportuar kohën e fundit në Podujevë ku në 100% të rasteve të raportuara kanë qenë gratë viktimë.
Për këtë fakt komuna e Podujevës nuk ka ndërmarrë asgjë deri më tani duke i lënë pa mbështetje këto gra.
Por, Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Podujevës, Mrika Thaçi ka mbajtur një takim me disa gra të cilat sipas Thaçit u shprehën në interesuara për kontributin e tyre për lagjen qytetin dhe komunitetin.
Megjithëse Thaçi nuk ka përmendur asgjë konkrete për aktivizimin e tyre, ajo ka përdorur një shprehje “Dëgjohemi ditëve në vijim” për të cilën mbetet të shihet se për çka e ka pasur fjalën
Postimi i plotë: