Qëndrimet ndryshe për grevën sjellin telashe në Deçan. Rrihen mes vete drejtori dhe mësimdhënësi i një shkolle.

Shkolla në vendlindjen e Kryeministrit e ka nisur gjysmë vjetorin e dytë, përkundër grevës së përgjithshëm në arsim.

“Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan është ndër shkollat e para që ka dalë nga greva në Komunën e Deçanit.

E kjo shkollë nuk është e vetmja. Në këtë komunë edhe shkolla “Dëshmorët e Vokshit” në fshatin Pobërgj ka filluar mësimin e rregullt.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit Komunal në Deçan thotë se diku rreth 10 shkolla të tjera të martën kanë nisur me mësim.

T7 mëson se është ushtruar presion mbi drejtorët e shkollave në këtë komunë për të filluar gjysëmvjetorin e dytë.

Gjë të cilën Vishaj e mohon.

E mospajtimet për grevë kanë çuar në një përleshje fizike mes drejtorit të Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” dhe një profesori.

Mësohet se mospajtimet mes stafit e drejtorit kishin nisur një natë më parë.

Stafi nuk dakordoheshin që mësimi të fillojë ndërkaq vlerësonin se për fillimin e mësimit vendos Sindikata e jo drejtoria.

Greva nëpër shkolla ka filluar që nga 14 janari. SBASHK-u si iniciues i saj thotë që nuk do ta ndërprej grevën deri në rritjen e pagave për mësimdhënësit.